REPREZENTACIONI

BOROZANI/Erdis Driza
Premitë, familjeve në nevojë
15 March, 2014 @16:50
Vetëm një ndeshje i është dashur Kosovës që futbollistët e përfaqësueses së saj të njoftohen dhe të marrin një vendim të madh human e moral.
Për këtë ka folur kapiteni i përfaqësueses Anel Raskaj i cili në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka bërë të ditur për vendimin.
“Duke e parë gjendjen e rëndë të disa familjeve në Kosovë, ne si lojtarë të përfaqësueses së Kosovës kemi marrë vendim që kur të vie koha e premive, bashkë me stafin teknik, do t’i dhurojmë ato për familjet që kanë më së shumti nevojë për ndihmë,” ka shkruar 21-shja e përfaqësueseses së Kosovës, derisa gjithashtu ka bërë të ditur se përzgjedhjen e familjeve të cilët do të përfitojnë ndihmën nga lojtarët e përfaqësueses do ta bëjnë vetë lojtarët dhe stafi i reprezentacionit të Kosovës.
Kosova që barazoi 0-0 në ndeshjen e parë ndërkombëtare ndaj Haitit të zhvilluar më 5 mars, është duke pritur konfirmimin zyrtar nga Federata turke e futbollit për miqësore me Turqinë, që parashikohet të luhet më 22 maj.