FIDAIM HAXHIU

Haxhiu: Nuk jemi dorëzuar ende
8 April, 2017 @19:46
Trajneri i Trepçës, Fidaim Haxhiu, është shprehur optimist, megjithëse skuadra e tij u mposht sot në ndeshjen kundër Prishtinës.
Haxhiu pas ndeshjes tha se Trepça nuk është dorëzuar ende dhe para saj ka edhe 8 ndeshje për t’i zhvilluar.
“Nuk jemi dorëzuar ende. I kemi edhe tetë lojë dhe besoj se edhe neve diku do ta na prij fati, sidomos të fillojmë të shënojmë e të marrim pikë, shpresoj me ekipet direkte që luftojmë për ekzistencë. Edhe sot kundër një Prishtine të fortë krijuam dy-tre raste, por sikur po na mungon fati. Ne po luajmë më mirë jashtë se sa brenda dhe më gëzon fakti që edhe sot patëm paraqitje të mirë me futbollistë të ri që sot nuk e kalonte moshën mesatare prej 20-21 vjeç, por në pjesën e dytë u tërhoqëm edhe nga presioni i madh i një Prishtine të fortë me të cilën them se ne luajtëm bukur dhe kjo më jep shpresë në vazhdim të ndeshjeve,” tha Haxhiu