Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CORONAVIRUS

Hazard e Casemiro pozitiv në COVID-19

Hazard e Casemiro pozitiv në COVID-19


7 November, 2020 @20:34

Dyshja e 11-shes së parë të Real Madridit, Eden Hazard dhe Casemiro, janë testuar pozitiv në COVID-19 ka bërë të ditur klubi i tyre sot gjatë ditës.

Dyshja nuk do të udhëtojë për në Valencia për ndeshjen e radhës që do të luhet nesër, ndërsa të dy për momentin janë mirë me shëndet dhe do të izolohen për periudhë të caktuar.

Ditë më parë edhe Eder Militao kishte dalë pozitiv te madrilenët. Hazard në anën tjetër përveç që do t’i mungojë Realit, nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm për Belgjikën, për përballjet e reprezentacioneve.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga