Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REAL MADRID - EIBAR

Hazard inspiron Realin drejt fitores

Foto: RealMadrid/tw

Hazard inspiron Realin drejt fitores


14 June, 2020 @21:43

Mesfushori ofanziv belg, Eden Hazard, është kthyer nga lëndimi për të inspiruar ekipin e tij drejt fitores komode ndaj Eibarit 3-1 [Kross 4, Ramos 30, Marcelo 37 - Bigas 60].

Ndeshja u zhvillua në Estadio Alfredo di Stefano, ku Reali zhvillon stërvitjet, pasi që në Santiago Bernabeu ka punime për zhvillim të mëtutjeshëm të stadiumit.

Toni Kroosit i janë dashur vetëm tre minuta për të shënuar gol të bukur të epërsisë, pas punës së mirë të kryer nga Karim Benzema në anë të majtë.

TABELA AKTUALE

Sergio Ramos e dha të dytën, pas një kundërsulmi ku u përfshinë Benzema e Hazard. Ndërsa Marcelo me një goditje plumb kreu punën dhe siguroi tre pikëshin për vendasit që në pjesë të parë.

Mysafirët arritën të shënojnë 15 minuta pasi që kishte filluar pjesa e dytë, por kjo ishte e tëra që treguan ata.

Fitorja, mban Real Madridin si ndjekës kryesor në hap të Barcelonës kryesuese, një ditë pasi që katalonasit kaluan lehtë ndaj Real Mallorcës.


 
Të gjitha lajmet nga International