Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VUSHTRRIA 2-2 FUSHË KOSOVA

Haziraj vendos! Fushë Kosova në shtesa ndalë Vushtrrinë

Pamje nga një ndeshje e kaluar e Fushë Kosovës

Haziraj vendos! Fushë Kosova në shtesa ndalë Vushtrrinë


2 September, 2022 @17:17

Përkundër se ishte shumë afër fitores së tretë me radhë, Vushtrria e Alban Dragushës që ishte për pak të realizojë përmbysjen, është dashur të ndahet baraz në përballje ndaj Fushë Kosovës luftarake sot në Ferki Aliu.

Fushë Kosova avancoi me Rilind Hazirajn në formë sot, ndërsa Vushtrria në pjesë të dytë u rikthye.

Së pari Urim Statovci barazoi, ndërsa dy minuta para fundit të kohës së rregullt, zëvendësuesi Esosa Priestley çoi Vushtrrinë në avantazh.

TABELA AKTUALE

Derisa referi dha 12 minuta lojë shtesë, pasi që më parë kishte telashe me tifozë dhe kërkoi zbrazjen e tribunave, Fushë Kosova që s’kishte humbur deri sot, nuk e pranoi humbjen dhe me angazhimin përfundimtar gjeti golin përmes Hazirajt për përfundimtaren, Vushtrria 2-2 Fushë Kosova [Urim Statovci 51, Esosa Priestley 88 - Rilind Haziraj 26, 90+6].

Derisa Vushtrria me këtë pikë merr kryesimin e renditjes tabelare në Ligën e Parë Grupi B, Fushë Kosova ka marrë barazimin e dytë kampional dhe ende nuk ka pësuar!


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë