Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUPA E BOTËS 2023

Hidhet shorti për Botërorin 2023, Kosova në grup me Shqipërinë

Hidhet shorti për Botërorin 2023, Kosova në grup me Shqipërinë


30 April, 2021 @15:12

Sot në qytetin Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për kualifikimet e Kupës së Botës 2023 “Zelanda e Re – Australia 2023” në konkurrencën e grave.

51 ekipet pjesëmarrëse në këto kualifikime janë ndarë në 9 grupe, gjashtë grupe me nga 6 ekipe dhe tri grupe me nga 5 ekipe.

Përfaqësuesja e Kosova u përfshi në grupin F, ku bënë pjesë edhe Shqipëria.

Gjithashtu në grup janë tërhequr edhe përfaqësueset si Norvegjia, Belgjika, Polonia dhe Armenia.

Ndeshjet e këtij cikli kualifikues fillojnë në shtator të këtij viti, derisa përfundojnë në shtator të vitit 2022. Ndeshjet luhen me sistem vajtje-ardhje.

Fituesit e 9 grupeve kualifikohen direkt në Botërorin 2023, derisa skuadrat e renditura në pozitën e dytë do të luajnë në “play-off” për t’u përcaktuar dy ekipet e tjera që do të kualifikohen në Botëror.


 
Të gjitha lajmet nga