KRESHNIK BAHTIRI
Heroi i Arbërisë, flet pas golit të fitores
27 April, 2021 @17:35
Golashënuesi i vetëm i ndeshjes Feronikeli - Arbëria, Kreshnik Bahtiri, shprehu emocionet e tij para kamerave pas ndeshjes ku goli i tij solli tri pikë për Arbërinë.
Bahtiri në deklaratën e tij tha se ndjehet shumë i lumtur për golin dhe fitoren, ndërsa shpreson që ky rezultat të ndikojë në luftën e klubit të tij për mbijetesë në Superligë.
“Falenderoj shtabin teknik dhe kryesinë. Jam shumë i lumtur dhe kam emocione. Falenderoj edhe Llugiqin që asistoi. Ne do të shikojmë ndeshje pas ndeshje dhe do të kërkojmë fitore. Normal këto 3 pikë janë shumë me rëndësi dhe shpresojmë që do të mbesim në Superligë”, tha Bahtiri për Art Sport.
Për Bahtirin ky ishte goli i katërt për këtë stinor në Superligë.