Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VALERENGA 2-0 ODD

Herolind Shala shënon në fitore ndaj ekipit të Rashanit

vif-football.no

Herolind Shala shënon në fitore ndaj ekipit të Rashanit


8 November, 2020 @23:41

Mesfushori i reprezentacionit të Kosovës, Herolind Shala, ka qenë startues në përballjen e sotme të Valerengës ndaj Oddit, ku luan reprezentuesi Elbasan Rashani.

Valerenga ka mposhtur Oddin 2-0 dhe Shala ka shënuar golin e parë të ekipit të tij në minutën e 39 të ndeshjes. Më pas, ai u zëvendësua në minutën e 73 të lojës.

Elbasan Rashani në anën tjetër ishte për 90min në fushë, por ekipi i tij nuk arriti të bëj më shumë si mysafir për tu pajtuar kështu, me humbjen në fund.

Valerenga është e katërta në elitën norvegjeze të futbollit me 45 pikë, 3 më shumë se Odd i Rashanit që është i pesti. Lideri Bodo Glimt ka 65 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga International