LIBEREC
HEROlindi i ndeshjes
12 March, 2016 @21:14
Anëtari i Kombëtares Shqiptare, Herolind Shala, ka shënuar golin e vetëm për skuadrën e Liberecit në fitoren ndaj skuadrës së Pribramit me rezultat 0-1. Shala është i huazuar tek skuadra e Liberecit nga Sparta e Pragës dhe në 9 paraqitje këtë sezon, ai ka shënuar 2 gola.
Po ashtu, lojtari në fjalë është edhe pjesë e Kombëtares Shqiptare, me të cilën ka 2 paraqitje deri më tani dhe ftesa e tij për në Evropian është ende në dyshim.