KRESHNIK LUSHTAKU
Vrapuam si kurrë më parë
12 March, 2016 @20:30
Fitorja e Prishtinës sot përballë Lirisë ka ardhur si pasojë e angazhimit maksimal të futbollistëve nga kryeqyteti.
Raporti i ndeshjes Prishtina - Liria.
Këtë mendim e ka Kreshnik Lushtaku, futbollisti i Prishtinës, i cili pranoi se në këtë ndeshje ka vrapuar si kurrë më parë, në mënyrë që skuadra e tij t’i gëzohet tre pikëve.
“E vërtetë, sot vrapova si kurrë më parë, por jo vetëm unë, por i tërë ekipi ka dhënë maksimumin dhe kemi luajtur ashtu siç dimë duke e fituar ndeshjen, ashtu siç besoj se po luajtëm kështu si sot do t’i mposhtim të gjitha ekipet tjera,” tha Lushtaku, shkruan faqja zyrtare e Prishtinës.