ERDOGAN CELINA
Rezultati, pasqyrë joreale
12 March, 2016 @19:29
Erdogan Celina, trajneri i Lirisë, dëshiron që humbja e sotme ndaj Prishtinës të harrohet sa më shpejtë.
Raporti i ndeshjes Prishtina - Liria
Ai në deklaratën e tij pas ndeshjes tha se rezultati 2-0 nuk është pasqyrë reale e lojës së zhvilluar, të cilën e vlerësoi si të fortë dhe burrërore.
“S’mund të ankohem për shkak fushës, ndoshta ka ndikuar, por edhe rezultati 2:0 nuk është pasqyre reale ashtu siç u zhvillua loja, sidomos pjesa e parë që u luajt më shumë në mesfushë. Por, Prishtina shfrytëzoi një rast, e pastaj edhe goli i dytë nga një gabim i ynë me çka u vendos loja, megjithëse edhe pas kësaj ne u munduam të rikthehemi, por nuk arritëm të gjenim golin. Duhet harruar sa më shpejtë këtë lojë, e cila ishte e fortë e burrërore, ku Prishtinës i uroj fitoren e neve na mbetet të rikthehemi në ndeshjet tjera,” tha Celina, shkruan faqja zyrtare e Prishtinës.