BARÇA
Fitore e thellë, rekord i zi
12 March, 2016 @18:16
Skuadra e Barcelonës ka shkelur kundërshtarin e saj, Getafen, në ndeshjen e sotme në Camp Nou.
Katalonasit e tundën gjashtë herë portën e mysafirëve, për fitoren me rezultat të thellë 6-0.
Në këtë ndeshje Barcelona regjistroi edhe një rekord të zi, pasi u bë skuadra e parë në La Liga që ka huqur tetë penallti gjatë një stinori. Penalltia e tetë u huq nga Leo Messi, i cili dështoi nga pika e bardhë në minutën 11’.