FA CUP
Lukaku show, Evertoni kalon Chelsean
12 March, 2016 @20:25
Pas Crystal Palacet, skuadra e dytë gjysmëfinaliste e FA Cup është Evertoni. Skuadra nga Liverpooli mposhti në shtëpi kampionin në fuqi të Anglisë me rezultat 2-0. Golat e fitores u shënuan pikërisht nga ish-sulmuesi i Chelsat, Romelu Lukaku, i cili u largua nga skuadra londineze si një lojtar jo i aftë për të luajtur në nivele të mëdha. Raste për shënim patën të dyja skuadrat, mirëpo të dy golat e vendasve u shënuan në 15 minutat e fundit të takimit.
Të dyja skuadrat e mbyllën ndeshjen me nga 10 lojtarë në fushë, me Gareth Barryn e Diego Costën që u përjashtuan nga loja për shkak të përleshjes mes tyre.
Dy ndeshjet e tjera çerekfinale luhen nesër, kurse shorti i gjysmëfinaleve mbahet të hënën në ora 20:15.
Romelu Lukaku Goal HD - Everton 1-0 Chelsea… by gol-li