Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

Hidhet shorti, Ferizaji vendas ndaj Lirisë në barazh!

Hidhet shorti, Ferizaji vendas ndaj Lirisë në barazh!


30 May, 2023 @16:12

Skuadra e Ferizajit, që përfundoi e teta në Superligë në stinorin 2022/23 do të jetë vendase ndaj Lirisë në përballjen e playoutit që do të vendos për pjesëmarrësin e fundit të Superligës për edicionin e ardhshëm 2023/24. Në shortin e hedhur sot në zyret e FFK-së, ka shkruar Ferizaji në njoftim, më 4 qershor 2023 në Zahir Pajaziti të Podujevës, ekipi i Ferzajit do të jetë në cilësi të vendasit në përballje ndaj Lirisë.

Zahir Pajaziti, stadium

Liria, fitoi ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë, ku mposhti Ulpianën 3-1, në duelin e dy skuadrave që përfunduan në vendet e dyta të Grupeve A dhe B. Me këtë Liria fitoi të drejtën për të qenë pjesë e ndeshjes - që siguron biletë të Superligës për edicionin e radhës. Përballja Ferizaji-Liria do të luhet të dielën në stadiumin Zahir Pajaziti të Podujevës me fillim prej orës 15:00. Fituesi i kësaj ndeshjeje do të sigurojë “vizën” për Superligë 2023/24.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga