SHORTI I KUPËS TE FEMRAT

Foto: FFK
Hidhet shorti për Kupën e Kosovës te femrat
6 March, 2021 @11:00
Në zyret e FFK-së është hedhur shorti për rrethin e parë të Kupës së Kosovës 2021 në futbollin e femrave.
Pas shortit të tërhequr, ku kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësuesit e klubeve janë përcaktuar këto çifte.
RRETHI I PARË:
Llapi - A&N
Intelektualet - Bazeli 2015
Vizioni - Mitrovica
Liria - Kosova VR
Kijeva - Malisheva
Jakova, me short kalon në rrethin e dytë pa lojë.
Duelet e rrethit të parë do të zhvillohen në mesjavën që vjen, ndërsa oraret e sakta të ndeshjeve nuk janë bërë të ditura nga FFK-ja ende.
Përndryshe, FFK ka nisur edhe projektin për zhvillimin e futbollit femror ku ka bërë të ditur se do të financojë futbollistet e klubeve të Ligës së Parë dhe ato të Ligës U16 bashkë me trajnerët e tyre.