Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CAKTOHEN ÇIFTET ÇEREKFINALISTE

Hidhet shorti, Prishtina-Ballkani në çerekfinale

Foto: FCPrishtina/ fb

Hidhet shorti, Prishtina-Ballkani në çerekfinale


28 February, 2023 @12:17

Posa ka përfunduar shorti i çerekfinales së Kupës së Kosovës, ndërsa një super duel ka dalë nga goglat e shortit. Prishtina, rekord-fituesja e Kupës së Kosovës do të përballet me kampionin aktual të Superligës, Ballkanin.

Prishtina do të jetë vendase në këtë përballje, pasi që luhet vetëm një ndeshje për të kërkuar gjysmëfinalen dhe shorti përcakton edhe vendasin. Ndeshja është paraparë të luhet më 15 mars. Fituesi i Kupës së Kosovës dhe mbrojtësi i trofeut, Llapi do të luajë ndaj Malishevës.


SHORTI I ÇEREKFINALES:

Prishtina - Ballkani,
Llapi - Malisheva,
Trepça’89 - Gjilani, 
Vushtrria - Behari.

*Ndeshjet janë paraparë të luhen më 15 mars 2023.
**Luhet vetëm një ndeshje, fituesi i saj siguron gjysmëfinalen.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës