Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHKMA

Historike: Kosova pranohet në EMF!

Foto: SHKMA

Historike: Kosova pranohet në EMF!


Teksti: SHKMA

27 October, 2020 @15:15

Që nga sot, Kosova është anëtare e EMF (European Minifootball Federation).

Lajmi u bë i ditur nga Shqoata Kosovare e Minifutbollit Amator, që në njoftimin e saj shkroi:

“Misioni i Shoqatës Kosovare të MiniFutbollit Amator (SHKMA) u kompletua. Kosova ëshë anëtarja më e re EMF-së (European Minifootball Federation).
Ne zyret tona erdhi edhe zyrtarizimi me anë të një e-maili të dërguar nga sekretarja e EMF-së,Yulia Krasteva me vulën dhe nënshkrimin e Presidentit te Federatës së Minifutbollit Europian, Borislav Aleksandrov.

SHKMA-ja ka marrë 12 vota pro për anëtarësim, 3 abstenime dhe 1 votë kundër nga 16 votat valide në Asamblen Gjenerale te Minifutbollit Europian me 16 Tetor 2020, meqenëse është dashur të mbahet në Antalia te Turqisë por për shkak te pandemisë u mbajt online përmes Zoom.

Kësisoj, Shoqata Kosovare e Minifutbollit Amator pas anëtarësimit në EMF më 16 Tetor, e ka synim me sukses edhe misionin tjetër për anëtarësim në shtëpinë e minifutbollit botëror World MiniFootbal Federation (WMF).

Para votimit për anëtarësimin e SHKMA-së të pranishmëve iu ka drejtuar Sekretar-ja e Këshillit të EMF-s, Yulia Krasteva, e cila theksoi se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për të qenë pjesë e EMF-së. Më pas një fjalim e mbajti edhe kryetari i SHKMA-së, Behar Kutllovci, i cili fillimisht falënderoi të gjithë të pranishmit që i kanë rekomanduar asamblesë pranimin e Kosovës dhe përfshirjen e Kosovës në kualifikimet e Europianit si dhe mundësinë e ekipeve kosovare te paraqitën ne Champions League si dhe European League.

Ai sqaroi para delegatëve se futbolli në Kosovë ka një historik të madh dhe bëri me dije se Kosova është pranuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe nga shumë federata tjera sportive ndërkombëtare e poashtu edhe nga FIFA e UEFA. Përfaqësuesja e futbollit të Kosovës si dhe ekipet kosovare marrin pjesë ne kompeticionet më të medha që organizonjnë FIFA dhe UEFA.”


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga