ZVICRA

REUTERS
Hitzfeld fton edhe Kasamin
7 October, 2013 @13:29
Gjermani Ottmar Hitzfeld që është përzgjedhës i përfaqësueses së Zvicrës, ka shtuar edhe një shqiptar në përfaqësuese për ndeshje kunëdr Shqipërisë të premten.
Është fjala për Pajtim Kasamin e Fulhamit, që ka marrë së fundi ftesën e trajnerit Hitzfeld, shkruan Panorama Sport sot.
Përveç Kasamit, për Zvicrën luajnë edhe pesë futbollistë me rrënjë shqiptare: Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Blerim Dzemaili, Admir Memedi dhe Valon Behrami.
Kasami është parë nga Hitzfeld si njerui ideal për të zëvendësuar Stephan Lichtsteinerin e lënduar.