SUPERDERBI

REUTERS
Derbi i takon Juves
6 October, 2013 @22:59
Juventus fitoi derbin e madh italian ndaj Milanit. Ndeshja spektakulare ndërmjet dy skuadrave më të mëdha italiane ka përfunduar me rezultat 3-2.
Milan ia nisi ndeshjes me golin më të shpejtë të stinorit, kur një shut i Antonio Nocerinos i dha rast Sulley Muntarit për të shënuar që në sekondën e 19-të të takimit.
Por Juventus u kundërpërgjigj shpejtë me një rast të Fabio QUagliarellas, që i parapriu golit të mëvonshëm të Andrea Pirlos nga gjuajtja e lirë për barazim 1-1, me të cilën përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë Juventus ishte edhe më i mirë dhe arriti golat që ia sollën fitoren në fund. Së pari Sebastian Giovinco, i cili pas vetëm një minuti e 46 sekondash në terren i futur si zëvendësues shënon golin për 2-1.
Milan mbetet me dhjetë lojtarë në fushë pas kartonit të dytë të verdhë të qendërmbrojtësit Philipe Mexes, e Pirlo godet shtyllën nga gjuajtja e lirë, prej nga topi i dëbuar futet në rrjetë nga Giorgio Chiellini.
Ndeshja nuk përfundoi ende, pasi që Sulley Muntari goditi për 3-2 në minutën e fundit të ndeshjes e krejt në fund, në minutat shtesë, Cristian Zapata me kokë pas kornerit ishte gati të barazojë.
Me këtë fitore Juventus ka vazhduar ndjekjen e Romës dhe Napolit në luftë për titullin kampion, derisa kundërshtarët tjerë kanë filluar të shkëputen.