MONTPELLIER

MHSC Officiel
5 copa Lyonit
6 October, 2013 @16:02
Në duelin e dy ish kampionëve të Francës, Montpellier-Lyon, vendasit kanë shkatërruar mysafirët. Montpellier ka arritur të shënojë fitore të thellë në ndeshje ndaj Lyonit duke i mposhtur 5-1 në Stade de la Mosson.
Nga dy gola i kanë shënuar sot Victor Montano dhe Remy Cabella, derisa një gol ka shënuar edhe Anthony Mounier për rezultatin përfundimtar 5-1. Të vetmin gol për lionezët e ka shënuar Alexandre Lacazette.
Kjo ka qenë fitorja e dytë e Montpellier-së në Ligue 1, pasi që përveç një humbjeje kanë të regjistruar edhe gjashtë barazime. Montpellier ngritet mbi Lyonin me këtë fitore në tabelë, duke kaluar nga vendi i 14-të në të tetin.