MADRID

REUTERS
Diego Costa s’ndalet, Atletico fiton
6 October, 2013 @13:51
Atletico Madrid ka vazhduar startin perfekt në La Liga. Bashkë me Barcelonën, ekipi i dytë nga Madridi, Atletico, për befasi po vazhdon me lojëra të mira dhe deri më tani ka maksimumin e pikëve në La Liga, 24.
Fitorja e mesditës së sotme, në ndeshjen e posapërfunduar erdhi nga golat e Diego Costas i cili shënoi dy herë, plus dështoi nga një penallti. Diego Simeone vazhdon të impresionojë nga banka me taktikat e tija, ndërsa Costa po e mban në lojë Atleticon me golin e tij të nëntë në tetë xhiro të para të La Ligas.
Se sa serioz është Atletico, ka treguar javën e kaluar kur përveç që mposhti Real Madridin në Santiago Bernabeu, ka arritur të mposht edhe Porton në kuadër të Ligës së Kampionëve në stadiumin Dragao. Vend ky ku Porto nuk ka humbur asnjë ndeshje në stinorin e kaluar në Ligë të Kampionëve.