MADRID

REUTERS
Sa është aty Cristiano Ronaldo, s’ka problem
5 October, 2013 @22:15
Real Madrid nuk i ka punët mirë. Përkundër gjithë insistimit ata po pranojnë gola që po u shkaktojnë probleme gjithnjë e më shumë.
Mirpëo, derisa është Cristiano Ronaldo aty, nuk ka problem as për Real Madridin as për Carlo Ancelottin.
Superylli portugez ka shënuar në minutën e katërt shtesë të takimit për t’ia sjellur fitoren e radhës madrilenëve, të cilët vetëm tre minuta më heret kishin barazuar rezultatin, pasi që deri në minutën e 90, Levante ishte në epërsi me rezultat 2-1.
Nëpërmjet Cristiano Ronaldos dhe Alvaro Moratas, Real Madrid ka shënuar fitoren e gjashtë në kampionat për të vazhduar ndjekjen e Barcelonës dhe Atletico Madridit në krye të tabelës.