SUPERLIGA

Ferizaji i treti, Drenica mposht Prishtinën
5 October, 2013 @18:41
Drenica ka vazhduar me formë të mirë në Superligë, prej se drejtimin e skuadrës e morri trajneri Afrim Jashari.
Skuadra kuqezi sot në Bajram Aliu ia ka shkaktuar humbjen e katërt Prishtinës në kampionat. Golin e vetëm për skuadrën drenicake e ka shënuar transferi i tyre nga Ferronikeli, Qemal Elshani, i cili ka shënuar në minutën e 21-të të takimit.
Me trepikëshin e sotëm, Drenica ka kërcyer në pjesën e epërme të tabelës, para përfundimit të kësaj xhiroje, derisa Prishtina mund të thuhet që tashmë ka probleme pasi që humbja e katërt është shumë për kampionen në nëntë xhiro.
Në ndeshjen e zhvilluar në Fushë Kosovë, Ferizaji i Bylbyl Sokolit ka kaluar pa problem. Dy gola të Qëndrim Dautajt dhe një tjetër i Besart Dushit kanë qenë të mjaftueshmë për fitoren e lehtë të ferizajasve si mysafir sot.
Rezultatet dhe tabela aktuale.