MANCHESTER

REUTERS
City ia shkakton humbjen e parë Evertonit
5 October, 2013 @16:03
Manchester City sot ia ka shkaktuar humbjen e parë Evertonit në Premier League. Djelmoshat e Manuel Pellegrinit janë këndellur pas epërsisë së mysafirëve për të përmbysur rezultatin në fund.
Everton, deri sot ekip pa humbje në Premiership, kaloi në epërsi me Romelu Lukakun si realizator, por Alvaro Negredo, Sergio Aguero dhe një pafatësi e Tim Howard për autogol, ia dhanë Manchester Cityt tre pikët nga ndeshja e sotme.
Kjo ka qenë fitorja e katërt e stinorit në ligë për ekipin e Pellegrinit, që u mposht keq nga Bayern në mesjavë në Ligë të Kampionëve, me ç‘rast kanë kaluar mbi Evertonin në tabelë.