GUNNERS

REUTERS
Lëndohet Sagna
4 October, 2013 @16:28
Lojtari françez i Arsenalit, Bacary Sagna, ka probleme me gjurin e tij dhe do të mungojë në ndeshjen e së dielës kundër West Bromwich Albionit.
Arsenali është disi me fat, ngase javën tjetër do të jenë ndeshjet e përfaqësueseve, megjithatë ekziston mundësia që Sagna të mungojë kundër Norwich City dhe në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, kundër Borussia Dortmundit.
Synimi për një rikthim të mundshëm të Sagnës është fundi i tetorit, ku mbrojtësi dëshiron që të luaj në derbit londinezë kundër Crystal Palace dhe Chelsea.
Françezin, tani pritet që të zëvendësojë Carl Jenkinson në formacionin startues.
Mesfushori spanjoll Santi Cazorla, gjithashtu do të mungoj në ndeshjen kundër West Bromit, për shkak të problemit në nyje të këmbës.