GRUPI J

uefa.com
Floccari shpëton Lazion nga ferri turk
3 October, 2013 @21:15
Skuadra turke Trabzonspor filloi furishëm takimin e sotëm ndaj Lazios në Trabzon. Turqit kaluan në epërsi heret me golin e Yusuf Erdogan dhe pastaj me Adrian Mierzejewski.
E kur Lazio uli epërsinë me nigerianin e ri Ogenyi Onazi, Trabzoni u kundërpërgjigj shpejtë me brazilianin Paulo Henrique, për rezultatin 3-1 në fund të pjesës së parë.
Mirëpo, Vladimir Petkovic reagoi për mrekulli në pjesën e dytë të lojës kur futi në lojë Sergio Floccarin. Ishte pikërisht Floccari që shënoi dy herë brenda dy minutave (84 dhe 85) për të barazuar rezultatin dhe për të nxjerrë një pikë të rëndësishme për Lazion.
Kosovari Lorik Cana ishte në fushë për 90 minuta, derisa portieri Etrit Berisha nuk u paraqit fare, përkundër se përflitej debutimi i tij për biancocelestët në Europa League.
GRUPI J, Rezultatet
Trabzonspor-Lazio | 3-3 | ||
Legia-Apollon | 0-1 |
GRUPI J, Tabela aktuale
1 | Trabzonspor | 4p | ||
2 | Lazio | 4p | ||
3 | Apollon | 3p | ||
4 | Legia | 0p |