THE GUNNERS

REUTERS
Arsenal kërkon rinovim kontrate me Wengerin
3 October, 2013 @11:51
Trajneri françez, Arsene Wenger, mund t’i bëj dy dekada të trajnerllëkut në Arsenal nëse vazhdon kontratën me klubin e tij.
Sipas njoftimit të Daily Mail, Wengerit i janë ofruar 24 milionë funta për tre vitet e ardhshme si trajner i londinezëve.
Derisa vetë françezi 63 vjeçar ka thënë se është i gatshëm të vazhdojë me Arsenalin duke fituar një trofe të madh.
Drejtuesit e Arsenalit kanë reaguar në lidhje me Wengerin, duke i ofruar kontratë, në momentin që Paris St Germain ka shpalosur planin për zhvillim të ekipit ku Wenger është në plan të parë.
Arsene Wenger është duke punuar si trajner në Arsenal që nga viti 1996, kur erdhi nga kampionati japonez, nga ekipi Nagoya.