HAJVALIA

Fitore e parë si vendas, që nga xhiroja e parë
4 October, 2013 @21:46
Skuadra e udhëhequr nga Emin Bajrami, Hajvalia, ka arritur të regjistrojë sot fitoren e parë në Superligë si vendase, pas asaj së xhiros së parë.
Ekipi nga paralagjja e Prishtinës ka mposhtur nënkampionin aktual të Kosovës, Trepça ‘89, me rezultat minimal dhe atë me gol të shënuar vetëm dhjetë minuta pa përfunduar koha e rregullt.
Shkëlqim Pacolli ishte golashënues, kur u gjend më së miri pas kornerit në zonë, duke shënuar me kokë për golin e vetëm dhe rezultatin përfundimtar të takimit.