BORUSSIA DUEL

REUTERS
Xhaka, fiton duelin e Borussiave
5 October, 2013 @17:34
Borussia Dortmund, nënkampionja aktuale e Europës dhe e Gjermanisë, është mposhtur sot befasisht nga Borussia e Monchengladbachut 2-0.
Në fakt dueli i Borussiave për nga loja i ka takuar plotësisht Dortmundit, që ka pas një numër të madh rastesh, por sa kanë përfunduar pa fat, sa i ka mbrojtur portieri i shkëlqyeshëm Marc Andre ter Stegen, derisa në minutën e 80-të të ndeshjes Monchengladbachu gjatë një aksioni ka fituar penallti pas faulit të Matts Hummelsit, me ç‘rast ky i fundit u ndëshkua me të kuqe.
Max Kruse u tregua i qetë dhe shënoi nga penalltia për 1-0, derisa vetëm pak minuta më vonë pas një kundërsulmi, ka shënuar edhe braziliani Raffael për t’ia shkaktuar humbjen e parë Borussisë së Jurgen Kloppit.
Kosovari Granit Xhaka ka qenë për 90 minuta në fushë dhe ka punuar mjaft në detyrat defanzive të mesfushës së Borussisë së gjelbër.