BARÇA

REUTERS
Barcelona kthjellet në pjesën e dytë
5 October, 2013 @23:54
Barcelona ka vazhduar me fitore në La Liga. Fitorja e tetë me radhë nga po aq ndeshje erdhi ndaj Valladolidit të Valdet Ramës me rezultat 4-1.
Kanë qenë mysafirët që kaluan të parët në epërsi me anë të golit të Javi Guerras, por shpejtë katalonasit janë kundërpërgjigjur me anë të kilianit, Alexis Sanchez.
Sanchez shënoi edhe një tjetër në pjesën e dytë dhe u tregua modest duke pasuar për golin e katërt te Neymar, duke mos provuar hat-trickun.
Kosovari Valdet Rama u fut në ndeshje në minutën e 71-të për të zëvendësuar gjermanin Patrick Ebert te Valladolidi, por nuk arriti të bëj ndonjë ndryshim në lojë.
Barcelona me këtë fitore ka regjistruar të tetën me radhë, duke mbledhur pikë maksimale, 24. Në anën tjetër Valladolid nuk i ka punët mirë pasi që është shumë në zonën e rrezikshme për rënie nga liga, edhe pse ka edhe 30 xhiro deri në përfundim të kampionatit.