GIALLOROSSI

REUTERS
Roma shkatërron Interin
5 October, 2013 @22:35
Roma ka vazhduar serinë perfekte në Serie A. Të gjitha ndeshjet - fitore. Aty përfshihen edhe dy fitore të mëdha në Milano, ndaj Milanit më parë dhe ndaj Interit sonte.
Francesco Totti i ka dhënë fund ëndrrave të Interit me dy gola të shënuara, derisa të tretën e ka shënuar Alessandro Florenzi.
Të gjitha golat e ulkonjës u shënuan në pjesë të parë për të betonuar cilësinë romake dhe vazhdimin e patrembur të tyre drejt titullit kampion.