SAN PAOLO

REUTERS
Napoli i sigurtë para derbit të madh
6 October, 2013 @16:56
Skuadra e Rafa Benitezit, Napoli, ka vazhduar me fitore në Serie A, duke e mposhtur lehtazi Livornon me rezultat të thellë 4-0.
Napolitanët kanë kaluar shumë lehtë lojën me kundërshtarin pasi që morrën epërsinë që në fillim të ndeshjes me anë të Goran Pandevit. Më pas, pasi që Gokhan Inler ngriti epërsinë në 2-0, napolitanët nuk kishte kush t’i ndalte.
Valon Behrami ka qenë për 90 minuta në fushë dhe ka pasur paraqitje impresionuese për ekipin e kaltër të Benitezit. Derisa Blerim Dzemaili nuk u inkuadrua fare në lojë dhe tërë ndeshjen e kaloi në bankën rezervë.
Napoli kështu ka shënuar fitoren e gjashtë dhe ka mbetur përcjellësja e vetme e Romës aktualisht. Ndërsa në xhiron e radhës ata i pret dueli madhor, Roma-Napoli.