CRYSTAL PALACE

Hodgson largohet nga Palace, zëvendësues ish-mesfushori anglez?
18 May, 2021 @12:35
Pas rreth 4 viteve të kaluara si kryetrajner i Crystal Palace, Roy Hodgson do të lirohet nga kjo detyrë në fund të këtij sezoni.
Lajmi u bë i ditur nga klubi londinez sot, klub i cili nën drejtimin e Roy Hodgson nuk ra asnjëherë nga Premier Liga, duke qenë skuadër vazhdimisht stabile.
Ditëve në vijim Palace do të njoftojë se kush do ta zëvendësojë Hodgsonin, e emri më i fundit që po përmendet për ta zëvendësuar është Frank Lampard, ish-mesfushori i njohur anglez dhe ish-trajneri i Derbyt e Chelseat.