Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MAQEDONIA VERIORE 0 -3 HOLANDA

Holanda deklason Maqedoninë Veriore, kualifikohet si lidere

Foto: UEFA

Holanda deklason Maqedoninë Veriore, kualifikohet si lidere


21 June, 2021 @19:55

Një fitore të lehtë ndaj Maqedonisë Veriore e ka shënuar sonte Holanda, për ta mbyllur grupin me ecuri perfekte: 3 fitore në 3 ndeshje!

Një herë shënoi Depay e dy herë të tjera Wijnaldum, e kështu Holanda në fund triumfoi 0-3.

GRUPET EURO2020

Me golin e shënuar sonte, Depay tashmë ka 28 gola e 22 asistime në 67 paraqitje me Holandën, kurse Wijnaldum sonte e shënoi golin e 25-të për kombëtaren e tij, për ta kaluar kështu për një gol sulmuesin legjendar Marco Van Basten.

Kështu, Holanda e mbyll grupin me 9 pikë dhe kualifikohet në 1/8 e finales si lider, kurse Maqedonia Veriore debutimin e saj në një kampionat evropian e mbyllë pa pikë.


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani