ETIHAD
I afrohen kreut
21 February, 2015 @20:12
Barazimi i Chelseat me Burnleyin siç duket i ka dhënë motiv shtesë skuadrës së Manchester Cityt, e cila është shfryer në përballje me Newcastle-in duke e mposhtur me rezultat të thellë, 5-0.
Ekipi i Manuel Pellegrinit që nga minuta e dytë ishte në epërsi kur Sergio Aguero shënoi nga penalltia për rezultatin 1-0.
Dhjetë minuta më vonë Samir Nasri e dyfishoi epërsinë, derisa Edin Dzeko shënoi në minutën 21’ për të shkuar skuadra e tij në pushim me epërsi tregolëshe.
Për golat e pjesës së dytë u përkujdes David Silva që shënoi dy herë duke e vulosur kështu rezultatin përfundimtar të takimit.
Mancheter City me këtë fitore tani ka vetëm 5 pikë më pak se lideri Chelsea, derisa Newcastle mbetet në pjesën e mesme të tabelës me 32 pikë.
Rezultatet dhe tabela aktuale.
Manchester City vs Newcastle United (5-0) Full… by RandomPR