Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

YJET E FRANCËS

I do Real Madridi

I do Real Madridi


3 May, 2020 @16:57

Deri në 80 milionë euro pritet të jetë çmimi i mesfushorit të Manchester Unitedit, Paul Pogba, sipas Mirrorit të Londrës.

Ai ka vetëm edhe një vjet kontratë me djajt e kuq nga Old Trafford ndërsa vështirë që do ta vazhdojë me ata.

Kurse Zinedine Zidane trajner i Real Madridit ka kërkuar që të freskojë mesfushën dhe synim ka N’Golo Kantenë dhe Kylian Mbappenë.

Derisa Kante e Pogba kanë treguar që bashkë mund të fitojnë Kupën e Botës me Francën, potenciali i tyre do të mund të bënte që Reali pa kthyer kokën pas të lirojë Luka Modricin dhe Toni Kroosin nga ekipi, për ta rehatuar dyshen në fjalë.

E sa i përket Mbappes së PSG-së, për atë duhet harxhuar shumë. Treshja nuk besohet që mund të vijë brenda një afati kalimtar. Mirëpo, Pogba e Kante në verë, të përcjellë nga Mbappe dikur më vonë - duket më e mundshme, ka shkruar Eurosport sot.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga