Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DORTMUND

I gatshëm për kontratë të re

I gatshëm për kontratë të re


11 May, 2021 @15:22

Megjithëse ka kontratë edhe për një stinor, mbrojtësi i Borussia Dortmundit, Mats Hummels, qysh tash është duke menduar për rinovimin e saj.

Në një pronondim për Sky, gjermani tha se dëshiron të qëndrojë edhe pas vitit 2022 në Signal Iduna Park, vit ky kur i përfundon kontrata aktuale me verdhezinjtë.

“Dua të jem këtu edhe më gjatë. Së paku edhe për një vit. Dhe siç po duket tani, me gjasë një vit më shumë se ky”, tha 32-vjeçari.

Ai gjithashtu bëri të ditur se në rast se gjendjen fizike do ta ketë të mirë, ka dëshirë të luajë edhe për 4-5 vite në këtë nivel.

Hummels këtë stinor ka luajtur 45 ndeshje, ku ka shënuar 6 gola dhe 1 asistim.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga