MEDIA
I lumtur nga oferta e Man Utd
19 June, 2015 @13:37
Sulmuesi anglez i Tottenham Hotspurit, Harry Kane, që luan edhe për përfaqësuesen U-21 të Anglisë, ka thënë se është i lumtur që pranoi disa oferta, por nuk ka pranuar largimin nga klubi i tij aktual.
E ardhmja
“Jam i lumtur te Spurs dhe të ardhmen e shoh këtu. Kanë qenë disa klube që janë interesuar për mua, që më bën edhe më të lumtur,” ka thënë Kane, transmeton BBC Sport sot.
Stinorin që shkoi ai shënoi 31 gola për Tottenhamit në çdo garë, derisa morri edhe çmimin e lojtarit më të mirë të ri të stinorit.
40 mln. funta
“Tottenham është gjithashtu klub i madh, nuk ka pse të brengosem për një kalim tjetërkund,” ka shtuar ai në fund.
Mediat britanike kanë nxjerrë në pah se Manchester United ka ofertuar me 40 milionë funta dëmshpërblim për sulmuesin në fjalë.