HEROLIND SHALA
I lumtur për golin debutues, i zhgënjyer me rezultat
28 August, 2016 @12:26
Futbollisti i Kosovës, Herolind Shala, mbrëmë debutoi me gol te ekipi i tij i ri, Kasimpasa, në Superligën turke.
Mirëpo, në fund goli i tij i epërsisë solli vetëm barazim për skuadrën, pasi që Adanaspor barazoi në fund, 1-1.
“Jam shumë i lumtur për golin që e shënova, por i zhgënjyer me rezultatin pasi që nuk fituam ndeshjen,” ka thënë Shala sot.
Shala, pritet të jetë në përzgjedhjen e parë të Albert Bunjakit në kualifikuesen e Kosovës ndaj Finlandës më 5 shtator.
Kasimpasa 1 - 0 Adanaspor Goal Herolind Shala… by superligcepte