NË PRIZREN
Endrit Krasniqi dy supergola, Prishtina mposht Lirinë
27 August, 2016 @17:54
Mesfushori i ri i Prishtinës, Endrit Krasniqi, është treguar kyq për skuadrën e tij sot, duke ia sjellë fitoren e radhës ekipit.
Ai me dy gola të bukur, i ka dhënë fitoren Prishtinës në duel me Lirinë në “Përparim Thaçi” sot.
Golin e parë, Krasniqi e shënoi nga largësia, duke befasuar portierin e Lirisë, ndërsa të dytin nga gjuajtja e lirë.
Liria në fakt kishte barazuar pak para fundit të pjesës së parë, por për më shumë nuk pati fuqi. Ndërsa Prishtina avancoi dhe e ruajti rezultatin deri në fund të takimit.
Duhet cekur se Liridon Fetahaj, që asistoi te goli i parë i Lirisë i shënuar nga Visar Berisha, pati një rast shumë të mirë në momentet e fundit të takimit, por topi i tij, nuk përfundoi në rrjetën e mysafirëve.
Liria pas dy xhirove ka mbetur pa fitore dhe pa pikë, ndërsa Prishtina vazhdon rrugëtimin e nisur vetëm me fitore, 2 ndeshje 6 pikë.