NË PRIZREN
Dueli i vetëm sot, derbi Liria - Prishtina
27 August, 2016 @10:09
Edhe pse në hije të derbit të dikurshëm, Liria - Prishtina, pritet sot të zgjojnë interesim të futbolldashëve në “Përparim Thaçi” të Prizrenit, në duelin ku prizrenasit presin rivalët e vjetër.
“Presim lojë të bukur dhe të japim gjithçka nga vetja për rezultat pozitiv,” ka thënë kapiteni i ekipit të Lirisë, Robert Gjeraj, para ndeshjes së sotme.
Ndërsa në anën tjetër, Prishtina, udhëton për fitore.
“Vazhdoj të them se do t’i qasemi çdo ndeshje njëjtë pa marr parasysh se kush është kundërshtar ne do të zhvillojmë lojën tonë. Pra, si në çdo ndeshje tjetër, edhe me Lirinë udhëtojmë për fitore dhe shpresoj se ashtu do të jetë”, ka thënë kryetrajneri, Kushtrim Munishi.
TABELA AKTUALE E SUPERLIGËS DHE STATISTIKA TJERA
Liria dhe Prishtina nuk janë takuar nga pranvera e vitit 2013 deri në vjeshtë të edicionit të fundit më 2015 në Prizren duke luajtur baras 1:1 dhe duke shënuar yjet e dy skuadrave, Liridon Fetahaj 79’ – Shend Kelmendi 30’. Ndeshja e dytë e zhvilluar në pranverë të këtij edicioni në kryeqendër është fituar nga Prishtina 2:0 me golat e Labinot Osmanit 16’ e Armend Thaqit 46’, ndërsa të fundit në fushën e tyre fituan bardhezinjtë me golin e vonshëm të Besart Islamajt (90’).
Prishtina dhe Liria më së pakti, vetëm një herë, kanë luajtur pa gola 0:0 (Pranverë – 2005).
FAKTE HISTORIKE TË DUELEVE LIRIA-PRISHTINA:
Erxhan Dana, ish-lojtar, tash anëtar i kryesisë së Lirisë, është lojtari që i ka shënuar më së shumti gola Prishtinës me fanellë të Lirisë, 5 gola. Pas tij vjen Fatih Karahoda, 3. | |||
Uliks Emra, ka shënuar më së shumti gola si lojtar i Prishtinës ndaj Lirisë, 4. Azem Ahmeti, Isuf Llumnica, Besnik Krasniqi dhe Florim Bërbatovci, kanë shënuar nga 3. | |||
Uliks Emra është lojtar i vetëm që ka luajtur për të dy skuadrat dhe ka shënuar edhe për Lirinë edhe për Prishtinën në duelet mes këtyre ekipeve. |