NUK VINË
Zvicra fton Xhakën, Behramin me kompani për kualifikime
26 August, 2016 @18:12
Sot përfaqësuesja e Zvicrës ka bërë publike emrat e të ftuarve për ndeshjet e para kualifikuese drejt “Rusia 2018”.
Ajo që vërehet aty është se asnjëri nga lojtarët që potencialisht do të mund të ishin pjesë e përfaqësueses së Kosovës, nuk mungon. Pra, Granit Xhaka, Valon Behrami e Shani Tarshaj janë pjesë e ekipit të ftuar nga Vladimir Petkovic, ndërsa Xherdan Shaqiri nuk është për shkak të lëndimit.
Njashtu, Blerim Dzemaili e Admir Mehmedi - shqiptarë me prejardhje nga IRJ-Maqedonia, janë ftuar gjithashtu.
Zvicra do të ndeshet me kampionin e Europës në duelin e parë kualifikues për “Rusia 2018”, Portugalinë.