ANALIZA
Pesëshja e parë
Shkruan: Luan MORINA
26 August, 2016 @19:23
Dhe është koha për të kthyer përzgjedhjen e ndeshjeve më të mira të vikendeve në ligat evropiane. Njëjtë sikur vitin e kaluar, 5shja do të përqendrohet në garat ekipore, duke pushuar vikendeve të kombëtareve.
Qëllimi i pesëshes është të sjell në plan të parë ndeshjet më të mirat të vikendit, dhe jo të parashikoj se çfarë rezultati do të del. Pra, është për ata që shikojnë futboll për qejf, jo për bastore.
1. Tottenham – Liverpool (e shtunë, ora 1e30)
Zor do të jetë për Tottenhamin të mbahet në treshe edhe këtë sezon. Dy ndeshjet e para nuk kanë qenë për qejfi të asnjërës. Tottenham ka shpëtuar, por nuk do të shpëtoj gjithnjë. Eriksen derisa të zgjedh problemet e kontratës nuk do të jetë në rregull. Në rregull nuk është as të lihet Delle Alli rezervë. Harry Kane mbrapa Janssenit do të mund të ishte edhe më i rrezikshëm se sa si 9sh.
Liverpooli shfrytëzoi papërgatitjen e Arsenalit në ndeshjen e parë. Me qejf hyn në të dytën dhe ndoshta për shkak të nënçmimit pësuan. Por, problemi nuk është këtu. Problemi është tek Gerrardi dhe tek shkenca. Po të ishte një Gerrard i klonuar që do të udhëhiqte ekipin dhe s’do të lejonte gabimet amatore të mbrojtjes si ndaj Burnley, Liverpool do të ishte ekip i përkryer. Kështu janë të ngulfatur me Hendersonin i cili është marre të bart shiritin e njëjtë si Gerrard.
2. Lazio – Juventus (e shtunë, ora 6)
Serie A ka plot presidentë të çmendur. Njëri ndër ta, por assesi jo i pari, është Lotito. Gjërat që i ka bërë ekipit këtë verë janë mëkat për ata fansa që kanë. Gabimet e portierëve përcaktuan rezultatin kundër Atalantas, por gabime të tilla nuk mund të presim nga Juventusi ndoshta më i përkryer që nga ai i finales së 2003shit.
Juventinët janë favorit jo vetëm në këtë ndeshje. Serie A është e tyre për tu humbur, por jo me 38 fitore.
3. Napoli – Milan (e shtunë, ora 15n9)
Pescara humbi epërsinë ndaj Napolit. Nënkampionët do të kenë problem të përshtaten pa Higuainin. Nuk mjafton vetëm Milik, por janë të mësuar të kenë start të ndryshueshëm. Sarri sikur nis kampionatin dikur kah tetori, dhe kjo është arsyeja pse Serie A është e mërzitshme. Sepse kohë pas kohe, secili ekip bën një gjumë pasdite.
Milani ka rënë në një gjumë të tillë, por i është prishur alarmi! Është koha e kinezëve ti kthjellin, sidomos të humburin Galliani. Fitorja ndaj Torinos parandaloi një goditje psikologjike. Gigi e parandaloi në fakt. Jo mbrojtja ku shëtitnin torinezët. Ka gjëra për të bërë, dhe do të ishte më mirë të mos bënin asgjë para janarit. E ndërkohë mund të marrin rezultat pozitiv në San Paolo.
4. Manchester City – West Ham (e diel, ora 5)
A e dini çka është marre?! Të humbësh nga Astra Giurgiu. Hala ma marre është të dështosh të kualifikohesh në Evropë dy vjet radhazi. Mirëpo kujt i intereson. Tani e tutje UEFA nuk do të mërzitet për koeficientet. Katër ligat e para kanë një dallim të madh me ligën e PSG.
City ka nisur interesant. Për momentin, Guardiola po funksionon, por sa do të zgjat nuk dihet. Dhe kur them po funksionon, mendoj që një sulm me krahë Nolito e Navas nuk sjell titull. As të prishësh me shtyllat e ekipit. Mirëpo kur i ka ndodhur e njëjta Ronaldinhos, sigurisht që do të ju ndodh edhe Hartit e Yayas. Edhe Sterling po funksionon. Për çudi!
West Ham ka bërë transferime të çuditshme. Adaptimi i tyre në ekip do të marr kohë. S’besoj që do të nis në Ettihad.
5. Monaco – PSG (e diel, ora 15n9)
Lyoni është ndoshta i vetmi ekip që mund të ngacmoj PSG në Francë. Në këtë ligë që ka vetëm derbi klasik të bazuar në histori dhe atyre që luftojnë për vendin e dytë e poshtë, përballja me Monacon është ndoshta e vetmja ndeshje e PSG që ja vlen të shikohet. Nejse ndoshta edhe me Lyonin, por vetëm nëse është në fillim të kampionatit.
Monaco nuk e ka nis mirë në Francë. Nuk jam i sigurt edhe nëse Subasic është kthjellur nga ai gol i Diallos. Sidoqoftë ia vlen të shikohet. Së paku pjesa e parë.