NË ISTOG
Vula e Rogova kthejnë Vëllaznimin me pikë nga Istogu
27 August, 2016 @18:11
Dueli i parë i Istogut pas rënies në Ligë të Parë ka kaluar në goleadë. Ekipi i drejtuar nga Besim Podrimaj përfundoi pjesën e parë me epërsi 1-0, me golin që shënoi Leutrim Teplani.
Por në 20 minutat e fundit ndodhi një breshëri golash në “Demush Mavraj” të Istogut.
Së pari Lekë Vula barazoi për Vëllaznimin 1-1. Met Millaku avancoi Istogun në 2-1, ndërsa Jetmir Vrenezi çoi epërsinë në 3-1, raporton Borozani.com.
Sidoqoftë, me golat e Dardan Rogovës dhe Lekë Vulës në 10 minutëshin e fundit, Vëllaznimi u kthye me pikë në Gjakovë, duke barazuar 3-3.