SAN PAOLO
Zverdhet Hysaj, Napoli mposht Milanin
27 August, 2016 @22:30
Në takimin kryesor të javës së dytë në Serie A, Napoli e ka mposhtur Milanin me shifrat 4-2 në ‘San Paolo’.
Ndeshja filloi mirë për napolitanët, me transferimin e ri Milik që shënoi dy herë në pjesën e parë, për t’i dhuruar avantazh të dyfishtë vendasve. Mirëpo rossonerët nuk u dorëzuan dhe shënuan 2 herë me të filluar pjesa e dytë për ta barazuar në 2-2 rezultatin.
Goli i epërsisë për Napolin erdhi në minutën e 74’ nga argjentinasi Jose Maria Callejon, ndërsa rezultati u përmbyll me autogolin e Romagnolit në çastet e fundit të takimit, me Milanin e pafuqishëm për të bërë diçka, duke marrë parasysh edhe dy përjashtimet e Kuckas dhe Niangut në minutat 75’, përkatësisht 88’.
Vlen të përmendet që në këtë takim për 90 minuta u paraqit Elseid Hysaj, i cili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 70’, por megjithatë zhvilloi një paraqitje mjaft solide.