ANCELOTTI

REUTERS
I pamposhtur nga Bayern
29 April, 2014 @23:22
Strategu italian i Real Madridit, Carlo Ancelotti, me fitoren e sontme ndaj Bayern Munchenit, ka treguar se është ankthi i bavarezëve.
Italiani nuk është mposhtur asnjëherë si trajner në karrierën e tij me cilindo ekip që ka udhëhequr nga Bayern.
Derisa Real Madrid nuk ka arritur asnjëherë të mposht bavarezët si mysafir, pas ndeshjes Ancelotti u pyet, ”-Reali këtu s’kishte fituar asnjëherë më parë...”
E Ancelotti u përgjigj thjeshtë: “Unë, po.”
Real Madrid me rezultat të përgjithshëm 5-0 nga dy ndeshjet është kualifikuar në finale të Lisbonës në Ligë të Kampionëve, ku ndjek titullin e dhjetë europian.