Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DREJT GJERMANISË

I talentuari i A&N-së, Pashtrik Morina, drejt M’gladbachut

I talentuari i A&N-së, Pashtrik Morina, drejt M’gladbachut


12 May, 2023 @20:31

Futbollisti i shkollës A&N-Winner, Pashtrik Morina ka marrë ftesë zyrtare për tu testuarte ekipi i madh gjerman, Borussia Mönchengladbach. Njoftimin e ka bërë të ditur vetë ekipi i A&N-së, ndërsa futbollisti që është pjesë e Kosovës dhe e kategorisë U-15 të ekipit të tij, pritet që në javët në vijim të testohet në ekipin gjerman.

“Super futbollisti i shkollës tonë të futbollit A&N-WINNER, Pashtrik Morina ditëve të sotme ka marr një ftesë zyrtare nga gjigandi gjerman i futbollit Borussia Mönchengladbach për prova zyrtare me gjeneratën përkatëse. Ne si klub dhe si staf jemi jashtëzakonisht të lumtur me suksesin e arritur të Tikit ku falë punës së të gjithëve në përgjithësi kemi arritur në kto nivele të mëdha të futbollit. Puna e palodhur, edukata familjare, shoqëria, kualiteti, janë disa nga tiparet e Pashtrikut të cilat në përmbledhje sjellin përveç se një futbollist cilësor një djalosh shembullor.” — ka shkruar ndër të tjera njoftimi i A&N sot.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë