Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

INTER - CAGLIARI

I treti barazim, janari përsëri fatal!

Foto: B/R Football

I treti barazim, janari përsëri fatal!


26 January, 2020 @14:28

Edhe pse po e shohim një Inter më serioz dhe dukshëm më të mirë se në sezonet e kaluara, muaji janar përsëri duket të jetë fatal për këtë skuadër!

Zikaltërit sot barazuan 1-1 ndaj Cagliarit, për ta shënuar barazimin e tretë me radhë në ndeshjet e Serie A-së këtë muaj dhe për ta bërë edhe një hap prapa në luftën për titullin kampion, me Juventusin që vështirë se do ta lëshojë vendin e parë tash e tutje.

Përveç barazimit, lajm i keq për Interin sot është edhe përjashtimi i Lautaro Martinezit në çastet e fundit të ndeshjes, me argjentinasin që është një prej më të mirëve të skuadrës sivjet.

Në rast se Juventusi fiton sot, distanca mes tij dhe Interit bëhet 6 pikë. Për më tepër, Interit tashmë edhe pozita e dytë i rrezikohet nga Lazio.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A