Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RITEN RASTET

I treti lojtar i Brightonit që del pozitiv në COVID-19

Foto: https://www.brightonandhovealbion.com/

I treti lojtar i Brightonit që del pozitiv në COVID-19


10 May, 2020 @15:31

Brighton ka njoftuar sot se i është shtuar numri i lojtarëve që kanë dalë pozitiv në testin për COVID-19.

Kështu, futbollistit të cilit nuk iu bë i ditur emri bashkë me dy lojtarët e mëparshëm që u konfirmuan si pozitiv - do të vetizolohen për 14 ditë.

Premier Liga ndërkaq është duke planifikuar rifillimin e stinorit në fund të këtij muaji, ose më së voni në fillim të qershorit.

Paul Barber

“Natyrisht që është brengë për të gjithë. Përkundër të gjitha masave që i kemi marrë në javët e kaluara, ku asnjë lojtar nuk ka qenë i ekspozuar në stërvitje fare, ne përsëri kemi raste pozitive ndaj virusit,” ka thënë Paul Barber shefi ekzekutiv i Brightonit për BBC Sport.

Premier Liga ka takim më 11 maj me të gjitha skuadrat për të realizuar planin Project Restart.

Deri tash pos Brightonit, brengë për rifllim të stinorit kanë shprehur edhe Watford e Aston Villa.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League