ATLETICO - LEICESTER

I zakonshmi Griezmann, fitore minimale e Atleticos
12 April, 2017 @22:51
Një gol i të zakonshmit Griezmann doli të ishte i mjaftueshëm që Atletico ta mbyll me fitore takimin e luajtur ndaj kampionit në fuqi të Anglisë në çerekfinalen e parë mes këtyre dy skuadrave që u luajt në ‘Vicente Calderon’.
Edhe pse goli erdhi nga një penallti tejet e dyshimtë, Atletico ishte skuadër më e mirë gjatë gjithë takimit, duke mos e lejuar as edhe një goditje të vetme në portë nga mysafirët anglezë dhe duke dëshmuar edhe një herë që është një ‘arrë’ tejet e fortë në shtëpi.
Pavarësisht dominimit dhe plot rasteve të krijuara, ndeshja u mbyll me vetëm 1 gol të shënuar, që lë të hapur gjithçka për ndeshjen e kthimit në Angli pas 1 jave.
Atletico Madrid vs Leicester City 1-0 - All… by gashiylli223